Flash News

E-TJERA

Maratona e Tiranës/ 2500 vrapues në garë, rrugët e bllokuara në kryeqytet

Maratona e Tiranës/ 2500 vrapues në garë, rrugët e bllokuara

Sot në kryeqytet është duke u zhvilluar edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, një nga eventet më të mëdha sportive.

Në këtë Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës. Për fituesit e vendeve të para do të shpërndahen edhe çmime.

Në kuadër të këtij aktiviteti është kufizuar qarkullimi i automjeteve nga ora 7:00 deri në 17:00.

Maratona do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur "Marathon" do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera "Tirana 10K" dhe "We too", që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Rrugët ku automjetet nuk mund të kalojnë janë: Nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët: “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Të fundit