Flash News

E-TJERA

Marrëveshja e Portit të Durrësit, deklarata e fortë e Lubonjës: Pas projektit fshihet kompani offshore e mafies shqiptare

Marrëveshja e Portit të Durrësit, deklarata e fortë e

Analisti Fatos Lubonja deklaron se pas projektit për Portin e Durrësit fshihet mafia dhe krimi i organizuar.

Duke folur në emisionin “Open”, Lubonja tha se kjo çështje kërkon hetime , por organet kompetente nuk kanë fuqi.

“Si ka mundësi që askush nuk i referohet këtij projekti. Por ata nxjerrin një fotografi, dhe thonë do transferohet porti i Durrësit dhe atë portin tregtar do e çojnë në veri dhe ajo 500 mln. Askush nuk thotë do bëhet porti i ri dhe më pas ky i jahteve, por jo zero transparencë. Është një pronë aty , tani mora vesh që mund të ketë dhe privat por edhe shtetërore.

Kur vendos për një pronë shtetërore ke detyrë ligjore ta diskutosh, por vendos vetë me sheikun. Por e them me bindje që pas kësaj është mafia dhe krimi i organizuar shqiptar, por kjo kërkon hetime dhe organet nuk kanë fuqi.

Në çdo vend normal dhe jo në çmendi po perifrazoj kryeministrin që quajti kryeministri çmendi , ka diskutime. Por këtu nuk ka transparencë dhe kush do të mbyllë sytë me dy duart e tij nuk e sheh që shteti është në shërbim të oligarkëve”, tha Lubonja.

 

Të fundit