Flash News

E-TJERA

Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç për integrimin në BE pa të drejtë vote

Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka refuzuar propozimet e kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen pa marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare.

Në një intervistë për Politico, Kos deklaroi se nuk është e sigurt nëse Rama dhe Vuçiç e kuptojnë saktësisht nivelin e kërkesave që duhet të përmbushin vendet për të qenë pjesë e Shengenit dhe e tregut të përbashkët.

“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në intervistën e djeshme për Politico.

Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç

Ajo shtoi se procesi i reformave është i vështirë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE.

“Pa vendimet e vendeve anëtare nuk mund të ecim përpara. BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re anëtarësimesh,” tha Kos, duke bërë thirrje që ata që nuk mbështesin idetë e Komisionit të propozojnë planet e tyre alternative.

Të fundit