Flash News

E-TJERA

Masakra e Lushnjës, dënohet me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

Masakra e Lushnjës, dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Posacme e Lushnjes ka dënuar me burgim të përjetshem Laert Haxhiun.

Ai akuzohet për atë që njihet si masakra e Lushnjës në shtator të 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ai u arrestua në maj nga policia greke në Janinë. Atij iu gjetën leje qëndrimi greke e falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, i lindur në Gjeorgji. Në atë kohë, arrestimi i tij u bë për efekt ekstradimi pas informacioneve të marra nga policia shqiptare, e cila ia përcolli më pas homologeve grekë.

Kapja i tij i ngjante ndjekjeve njëlloj si nëpër filma, teksa bashkë më të në të njëjtin automjet ishin edhe Firdeus Berberi dhe Johan Muçllari, djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec.

Gjatë tentativës për t’iu larguar policisë helene makina BMË X5 u aksidentua me një bordurë anësore në rrugë, por asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime. Ndonëse ishte i shpallur prej vitesh e kërkim ndërkombëtar, Laert Haxhiu jetonte i qetë fare pranë kufirit me Shqipërinë.

Të fundit