Flash News

E-TJERA

Masakra me 3 të vrarë në Shkodër, policia në kërkim të 2 anëtarëve të grupit të Bajrave

Masakra me 3 të vrarë në Shkodër, policia në

Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Flutura Basha humbi jetën pas një përplasjeje me mjetin tip ‘S Class’ që po drejtohej nga viktimat.

Raportohet se policia ka shpallur në kërkim Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, të dy të njohur si anëtarë të grupit të Bajrave, me të cilët Licët kishin pasur konflikte të vazhdueshme, duke rezultuar në disa viktima.

Sakica dhe Troshani janë gjithashtu në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes tyre dhe dy vëllezërve, Andrea e Sandër Prendi.

Në qytetin verior vazhdon të jetë e pranishme RENEA, e cila po kryen kontrolle për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia po shqyrton gjithashtu kamerat e sigurisë, jo vetëm në zonën e ngjarjes, por edhe në lagje të tjera të qytetit.

Ende nuk është konfirmuar se një person i tretë i dyshuar në mjetin e viktimave ka qenë Ibrahim Lici. Pavarësisht se qarkullon një foto e tij, autoritetet nuk e kanë verifikuar ende. Pritet përgjigja nga analizat e gjakut dhe shenjave të gishtave për të zbuluar nëse është ai apo jo.

Të fundit