Flash News

E-TJERA

Mashtrim dhe plagosje, dy të arrestuar në Tiranë

Mashtrim dhe plagosje, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

E. K., 40 vjeçe u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”, dhe   R. B 23-vjeç u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë: 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan vendimin penal për shtetasen në kërkim E. K., 40 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. B., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.“- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit