Flash News

E-TJERA

Mashtrimi me Call Center/ Greqia jep alarmin: Kujdes me telefonatat nga Shqipëria, zbrazin llogaritë bankare

Mashtrimi me Call Center/ Greqia jep alarmin: Kujdes me telefonatat nga

Disa javë pasi SPAK nisi hetimin ndaj 13 Call Center-ave, mediet greke kanë dhënë alarmin për telefonatat dhe thirrjet që vijnë nga Shqipëria dhe Ukraina.

Sipas tyre, qytetarët grekë po marrin gjithnjë e më shumë telefonata nga Shqipëria dhe Greqia, të cilat synojnë t’iu marrin paratë që kanë në llogaritë personale. Sipas Protothema, qytetarët ftohen të investojnë një shumë të caktuar parash në programe financiare.

Në këtë mënyrë, të ashtuquajturit ‘ekspertë’ marrin të dhënat personale të secilit dhe arrijnë të grabisin paratë nga llogaritë e tyre duke i mashtruar me investimet financiare.

“Pra, nëse merrni një telefonatë nga jashtë, konkretisht nga Londra, duhet të dini se personi që ju ka telefonuar nuk është padyshim miku juaj, por dëshiron të vjedhë para nga llogaria juaj. Këto janë thirrje të cilave, duke iu përgjigjur, në anën tjetër të linjës, mundohet të joshë viktimat e mundshme të investojnë në kompani që garantojnë shumë fitime, vetëm këto janë kompani fantazmë që synojnë të nxjerrin informacione të llogarisë, të cilat më pas i vjedhin. Thelbi i qarkut të mashtrimit vlerësohet të jetë në Shqipëri dhe në Ukrainë”, shkruan media greke.

Alarmipër grabitjen e qytetarëve evropiane nga Call Center-at në Shqipëri, erdhi pas denoncimit të qytetarëve kryesisht nga Gjermania, të cilët pohuan se disa kompani shqiptare iu kishin ofruar të investonin në bursa duke iu marrë shuma të caktuara parash.

Të fundit