Flash News

E-TJERA

Mashtronin të dënuarit/ Arrestohet bashkëpunëtori i Albana Lazajt, i dënuar me 12 vite burg

Mashtronin të dënuarit/ Arrestohet bashkëpunëtori i Albana
Albana Lazaj në gjykatë

Policia ka arrestuar pas 7 vitesh kërkim shtetasin Prend Kola, 66-vjeç. Kola është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 12 vite burg për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

66-vjeçari është kapur në qytetin e Shkodrës.  Prend Kola është akuzuar si bashkëpunëtor i shtetases Albana Lazaj, të cilët kanë përvetësuar një shumë prej 100 mijë eurosh përmes mashtrimit. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë përfituar nga familjarët e një të dënuari, duke i premtuar lirimin e tij. Kjo ngjarja ka ndodhur në vitin 2006, ndërkohë që vendimi për dënimin e tij është marrë në vitin 2014. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja:

Në vitin 2006, Prend Kola ka qenë polic në burgje dhe ka rënë në kontakt me shtetasin N. Gj., vëllai i të cilit ishte arrestuar si i dyshuar për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Ai i garantoi se në këmbim të 100 mijë eurove ai mund t’ia nxirrte nga burgu familjarin e tij brenda 6 muajsh, duke i thënë se kishte një njeriun e tij te Gjykata për Krimet e Rënda. Kola i ka prezantuar familjarëve të të arrestuarit Albana Lazen, e cila është zotuar se kishte njohje te Krimet e Rënda. Në vijim Kola dhe Laze i kanë marrë shumën 100 mijë euro. Para familjarëve ata kanë shtyrë disa herë kohën kur do ta lironin të arrestuarin, derisa Laze u arrestua për një episod tjetër mashtrimin, ndërsa Kola humbi kontaktet me ta. Albana Lazaj është duke vuajtur dënimin dhe ajo njihet dhe për mashtrimin e Emiljano Shullazit, të cilit i "rrëmbeu" shumën prej 150 mijë eurosh.

Të fundit