Flash News

E-TJERA

Mashtronte me shitjet online dhe përfitoi 5 mln euro, goditet banda e shqiptarëve

Mashtronte me shitjet online dhe përfitoi 5 mln euro, goditet banda e

Një operacion i përbashkët shqiptaro – Italian ka goditur një bandë shqiptarësh që mashtronin qytetarët me shitjet online.

Prokuroria e Pordenones në Itali ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. 

Mësohet se 140 kallëzime janë bërë nga shtetas italianë ndërsa vlera e përfitimit përmes mashtrimit kap shifrën 4.7 milionë euro.

Ky grup, përmes mashtrimit përfituan 5 mln euro dhe më pas i konvertuan ato në kriptovaluta. 

Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi informoi në një konferëencë për mediat se personat e arrestuar sot janë drejtues të Call Center.

"Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet itali e Shqipëri,vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol deciziv. Janë drejtues taktik të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë"

Bëhet fjalë për operacionin e datës 25 tetor 2022 kur u godit një Call Center në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

 

 

Të fundit