Flash News

E-TJERA

“Mashtrues ordiner”, i penduari i drejtësisë ‘përplaset’ me Ardian Çapjan: E vrava për lekët

“Mashtrues ordiner”, i penduari i drejtësisë

I penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi, ka vazhduar rrëfimet në procesin gjyqësor që po mbahet ndaj Ardian Çapjas, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, të cilët u ekzekutuan në gusht të vitit 2021.

Në seancën gjyqësore, Bardhi ka thënë se nuk ka konflikt me Beqirin, ndërsa pohoi se vrasjen pranoi ta kryente bashkë me Olsi Lekun për para.

“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani më tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, u shpreh ai.

Ndërsa Çapja ka hedhur akuza se Bardhi po gënjen duke e quajtur një mashtrues ordiner.

“Bardhi është mashtrues ordiner. Gënjen vazhdimisht”, u shpreh Bardhi.

Të fundit