Flash News

E-TJERA

"Maska e detyrueshme kudo", qytetarët kundërshtojnë vendimin e qeverisë; thirrje për protestë para Kryeministrisë

"Maska e detyrueshme kudo", qytetarët kundërshtojnë

Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë kudo, përveç ambienteve të shtëpisë. Ky është vendimi i fundit i qeverisë shqiptare, i komunikuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi se masa do të hyjë në fuqi ditën e enjte.

Mirëpo, ky vendim i qeverisë ka ngjallur debat të fortë në rrjetet sociale, ku të shumtë janë personat të cilët janë kundër. Së fundi, avokati Altin Goxhaj ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste për të kundërshtuar bërjen e maskës të detyrueshme në të gjitha ambientet.

Goxhaj bën thirrje për protestë para Kryeminsitrisë ditën e enjte në orën 18:00.

Postimi i Goxhajt:

Të Enjten Protestë 18:00 para Kryeministrisë! “Nëse do një pamje të së ardhmes tënde, ajo është një çizme e ngjeshur mbi fytyrën tënde!” “1984” – George Orëell.

15 Tetor ora 18 te Kryeministria

Thuaj #JoMaskes! #JoTiranisë! #JoSemundjeve! #JoPsikopatisë!

Thuaj #JoPLANdemise!

Thuaj #PoLirise! #PoJetes! #PoLogjikes

#MBROFEMIJET!!!

"Maska e detyrueshme kudo", qytetarët kundërshtojnë

Të fundit