Flash News

E-TJERA

Maska me detyrim, Meta kundër Kryemadhit: U bëj thirrje qytetarëve që kanë mundësi të mbajnë maskën, ta mbajnë!

Maska me detyrim, Meta kundër Kryemadhit: U bëj thirrje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsa i përket aktit normativ për vendosjen e maskës në mënyrë të detyrueshme për të gjithë personat mbi 11-vjeç në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, është shprehur kundër vendosjes së gjobës në faturën e dritave, por pro mbajtjes së barrierës mbrojtëse.

Meta iu bëri apel qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore, ndërsa i doli kundër bashkëshortes së tij dhe njëkohësisht kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për deklaratën e saj të mëhershme se nuk do të mbante maskë.

A jeni kundër gjobës apo vendosjes së gjobës në faturën e OSHEE? Juve e zbatoni masën për mbajtjen e maskës të detyrueshme, sepse më herët bashkëshortja juaj është shprehur në mënyrë kategorike që jo?

“Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore. U bëj thirrje që të gjithë atyre që kanë mundësi t’i mbajnë maskat, le t’i mbajnë, të gjithë ata që kanë mundësi t’i blejnë maskat le t’i blejnë. Sepse ne duhet të kuptojmë që edhe nga treguesit e varfërisë në vend, jo të gjithë kanë mundësi për të siguruar maska.

Jam kundër këtyre që bëjnë thirrje për të mos mbajtur maska. Megjithatë, qeveria duhet të kishte marrë masa për të mbështetur të gjithë personat që nuk kanë mundësi për t’i siguruar barrierat mbrojtëse”, tha Meta.

Të fundit