Flash News

E-TJERA

Jo vetëm për maskën, mjeku: Nuk kemi gjobë për mosmbajtjen e distancës, është me rrezikshme

Jo vetëm për maskën, mjeku: Nuk kemi gjobë për

Mjeku epidemiolog, Ilir Aliahmeti, thotë se mbajtja e maskës me detyrim është një masë plotësuese në grupin e masave për parandalimin e përhapjen e covid-19.

Duke folur në ‘Open’, mjeku thotë se është më e rëndësishme të bëhej me detyrim, shoqëruar edhe me gjobë respektimi i distancës sociale.

Mbajtja e maskës ka efikasitet, një studim e ka treguar këtë duke u bazuar në mbajtjen e maskave te personeli shëndetësor, ka bërë bllokim të infeksioneve.  

Mendoj se distanca është pikë kyçe dhe evitimin i grumbullimit të njerëzve.  

Më bën përshtypje se nuk kemi gjobë për mosmbajtjen e distancës që është me rrezikshme se mosmbajtja e maskës. Maska në ambiente të mbyllura është e qartë. Maska është masë plotësuese, ndonëse efikasiteti mund të jetë i vogël”, tha mjeku Alimehmeti.

Të fundit