Flash News

E-TJERA

Maska me detyrim nga e enjtja, sa do jetë gjoba për shkelësit

Maska me detyrim nga e enjtja, sa do jetë gjoba për shkelësit

Nga e enjtja, me vendim qeverie në vendin tonë maska do të jetë e detyrueshme kudo veç shtëpisë, apo bareve dhe restoranteve.

Monitorimin e qytetarëve do ta bëjë Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, pasi për ata që nuk binden do të ketë masë ndëshkimore me gjobë.

Por, ndërsa akti normativ është ende duke u hartuar, sa do të jetë gjoba për shkelësit e këtij vendimi?

Sipas gazetës panorama, vlera e gjobës është menduar të jetë rreth 3 mijë lekë të reja.  Megjithatë, zyrtarisht do të mësohet të mërkurën kur do të bëhet publik akti normativ i qeverisë shqiptare.

Të fundit