Flash News

E-TJERA

“Maska në mjedise të hapura nuk duhet”, Pipero del kundër vetes pas aktit normativ të qeverisë: Të mbahet edhe në rrugë

“Maska në mjedise të hapura nuk duhet”, Pipero del

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ka korrigjuar qëndrimin, pas vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim nga nesër, e enjte.

I ftuar në ‘Open’, mjeku thotë se vazhdon t’i qëndrojë deklaratave të mëparshme në media se maska nuk është e nevojshme në rrugë dhe mjedise të hapura kur nuk ka njerëz të tjerë, por tashmë rregullat kanë ndryshuar për shkak të mënyrës së re të jetesës.  

Virusi qarkullon me qytetarin. Ajri i jashtëm është i shëndetshëm, nuk ka qarkullim të virusit pa praninë e njerëzve. Maska e para është e mirëpritur, mbështetet nga ana ime. Maska duhet të jetë detyrim ligjor në mjedise të mbyllura. Dhe jam kundër në mjedise të hapura. Për shkak të një mënyre të re të jetesës nga sot po dal kundër vetes. Virusi nuk qarkullon në ajër jashtë vetëm. Nuk e dimë kë do takojmë e kështu me radhë.

Dua të jem i qartë se qëndrimi im në raport me efikasitetin nuk ka ndryshuar, por me nevojën, po. Na mbron kur kemi përballë persona apo hyjmë në turmë. Udhëzimi është i qartë dhe duhet respektuar. Si mjek them se maska duhet sepse nuk parandalojmë kontaktin me persona tjerë”, u shpreh Pipero.

Të fundit