Flash News

E-TJERA

Mbahet seanca paraprake ndaj autorit, prindërit e Martin Canit paraqiten në Gjykatën e Tiranës

Mbahet seanca paraprake ndaj autorit, prindërit e Martin Canit paraqiten

Në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj. Në seancë janë të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjell dhe Florina Cani të cilët janë fotografuar teksa futën në Gjykatë të kapur dorë për dore.

Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi më 10 shkurt kërkesën e Përlleshajt për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg".

Përlleshi ndodhet në qeli pasi akuzohet si autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës "Fan Noli" në kryeqytet.

Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ai mbahet te burgu i të miturve në Kavajë.

Të fundit