Flash News

E-TJERA

Mbante arsenal armësh në stallë, arrestohet 40-vjeçari

Mbante arsenal armësh në stallë, arrestohet 40-vjeçari

Një arsenal armësh dhe lëndësh shpërthyese janë sekuestruar në fshatin Starovë të Pogradecit, në pranga është vënë një 40-vjeçar.

Sipas policisë armët, dyshohet se janë të periudhës post Luftës së Dytë Botërore, të grabitura gjatë konfliktit civil të ’97-ës, ishin fshehur në një stallë bagëtish.

Policia dyshon se 40-vjeçari Alti Jashallari po planifikonte t’i transportonte drejt Maqedonisë së Veriut.

Të fundit