Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë 2 helikopterë nga Holanda, Çako: Mjaftueshëm për të vënë zjarret nën kontroll, vijon hetimi për përgjegjësit

Mbërrijnë 2 helikopterë nga Holanda, Çako:

Kanë mbërritur 3 helikopterët nga Holanda dhe Çekia, të cilët do të ndihmojnë forcat zjarrfikëse shqiptare në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çakom përfaqësues të ambasadës dhe shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.

Në një intervistë për mediat, Çako ka shprehur mirënjohje për ndihmën e ofruar në kohë nga Mekanizmat e Mbrojtjes Civile Evropiane duke theksuar se situata ka qenë më kritike në zonën e Karaburunit.

“Jemi të  bindur që ky suport i dhënë nga miqtë tanë do të jetë i mjaftueshëm për ta vendosur totalisht nën kontroll dhe për të parandaluar sjelljen e pasojave si rezultat i fatkeqësive të tilla të zjarrit”, tha Çako.

Sa i përket përgjegjësve që kanë shkaktuar zjarret, Çako tha se pjesa më e madhe janë zjarrvënie e qëllimshme, por organet kompetente të cilat po hetojnë rastet do të japin përgjigjen përfundimtare.

“Ne jemi duke hetuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me të gjitha organet e tjera të drejtësisë pothuajse i gjithë informacioni që administrohet është duke u investiguar nga organet përkatëse. Sigurisht që në shumicën e rasteve zjarret janë me dashje, janë zjarrvënie të qëllimshme. duhet sqaruar përfundimisht nga hetimi se kush është qëllimi”, shtoi Çako.

 

Të fundit