Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë në Rinas 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë nga Greqia

Mbërrijnë në Rinas 20 mijë doza të vaksinës

20 mijë doza të vaksinës anticovid "AstraZeneca" kanë mbërritur në aeroportin kombëtar "Nënë Tereza", si dhuratë e qeverisë greke. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Manastirliu i shpreh mirënjohje Greqisë dhe shpreh angazhimin për të vijuar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

"20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë
Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë
Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari" shkruan Manastirliu.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doxza të vaksinës antiCOVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Të fundit