Flash News

E-TJERA

Mbërrin një tjetër grup afganësh, shkon në 644 numri total i refugjatëve të ardhur në Shqipëri

Mbërrin një tjetër grup afganësh, shkon në 644 numri

Mëngjesin e sotën në vendin tonë ka mbërritur një grup tjetër refugjatësh afganë. Ministria e Jashtme bën me dije se kanë mbërritur 37 refugjatë, duke e çuar në 644 numrin total të afganëve të ardhur në Shqipëri.

Ata janë akomoduar përkohësisht në konviktet e "Qyteti Studentit", ndërsa ditët në vijim do të transferohen në struktura hoteliere në bregdet

“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shqipëria ishte e para që iu përgjigj kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganë që iu rrezikohej jeta, pasi shteti i tyre ra nën kontrollin e talebanëve.

Ata do të qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë për të shkuar më pas në SHBA, por edhe në vendet e tjera.

Refugjatëve afganë iu është dhënë mundësia për të qëndruar gjithmonë në Shqipëri, por nuk dihet nëse ata do të pranojnë të qëndrojnë këtu.

 

Të fundit