Flash News

E-TJERA

Mbërriti i plagosur në Spitalin e Lezhës, ndërron jetë i riu, dyshohet për vetëvrasje

Mbërriti i plagosur në Spitalin e Lezhës, ndërron jetë
Foto Ilustruese

Një i ri ka ndërruar jetë para pak minutash, pasi mbërriti i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Lezhës.

Mësohet se viktima është Amaros Deda dhe dyshohet për vetëvrasje. Deda rezulton një person me precedentë penal. Ai është arrestuar në vitin 2011 për grabitje në fshatin Shënkoll.

I riu ka lidhur e keqtrajtuar një të moshuar dhe më pas i ka mmarrë sendet me vlerë që kishte në banesë.

"Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes", njofton policia.

Të fundit