Flash News

E-TJERA

Mbështeti "Foltoren" e Berishës, shkarkohet sekretarja e PD në Sarandë

Mbështeti "Foltoren" e Berishës, shkarkohet sekretarja e PD

Sekretarja e PD në Sarandë, Matilda Qurku është shkarkuar nga detyra disa ditë pasi doli në mbështetje të "Foltores" së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Qurku, e cila tregon se ditën e sotme Kryesia e PD në Sarandë ka zhvilluar një mbledhje, ku ajo nuk ka patur mundësi të merrte pjesë për arsye familjare.

Qurku shton se është njoftuar nga një anëtar i Kryesisë dhe jo zyrtarisht për shkarkimin e saj, ndërsa bën me dije se në mbledhjen e zhvilluar janë bërë dhe propozime për zëvendësimin e saj.

"Në këtë mbledhje unë nuk pata mundësi të marr pjesë për arsye familjare por sapo më njofton një antarë Kryesie prezent në mbledhje që qenkam shkarkuar dhe paskan bërë edhe propozime për zëvendësimin e pozicionit tim", shkruan Qurku.

Kjo e fundit thekson se zgjodhi të jetë krah demokratëve të vërtetë, ndërsa konfirmon pjesmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Mbështeti "Foltoren" e Berishës, shkarkohet sekretarja e PD

Të fundit