Flash News

Kosova

Mbeti e vrarë gjatë sulmit në Austri, Lea Bajrami do të varroset në Graz dhe jo në Kosovë

Mbeti e vrarë gjatë sulmit në Austri, Lea Bajrami do të
Lea Bajrami

15-vjeçarja, Lea Bajrami, e cila humbi jetën një ditë më parë gjatë sulmit që ndodhi në një shkollë në Austri, do të varroset në Graz dhe jo në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i 15-vjeçares. Ky i fundit në një prononcim për mediat vendase ka deklaruar se familja ka vendosur që varrimi i Bajramit të bëhet në Graz pasi dëshironin që ta kishin sa më afër të ndjerën.

Lea Bajrami është e reja që humbi jetën nga sulmi që u regjistrua një ditë më parë në një shkollë në Austri, ku një 21-vjeçar hapi zjarr duke shënuar kështu 10 viktima. Pas tragjedisë, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare. Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit për të nderuar viktimat, ku vendosën lule dhe qirinj.

Të fundit