Flash News

E-TJERA

‘Mbi mendimin kritik të Gilman Bakallit’, UET përkujton 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të profesorit

‘Mbi mendimin kritik të Gilman Bakallit’, UET përkujton 5

Në përkujtim të 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të profesorit Gilman Bakalli, Universiteti Evropian i Tiranës përkujton kontributin e tij në jetën akademike dhe publike.

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale i ka kushtuar një organizimin në përkujtim të profesorit, të premten në orën 11:00.

‘Mbi mendimin kritik të Gilman Bakallit’, UET përkujton 5

Gilman Bakalli u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pas diagnostifikimit me leucemi akute. Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-vjeçar 2005–2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. 

Ai gjithashtu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e mësimdhënies në nivel universitar, kryesisht në fushën e teorive të letërsisë, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Një nga pasionet e profesor Bakallit ishte edhe natyra, të cilën ai shpesh e sfidonte kryesisht me çiklizëm.

Të fundit