Flash News

E-TJERA

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë,

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhjen e nëntë të përbashkët mes dy qeverive në Gjakovë. Mbledhja do të mbahet më 14 qershor, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e saj.

Takimi nis fillimisht me mbërritjen delegacionit shqiptarë në orën 11:00 në Gjakovë dhe më pas mbërrin kryeministri Edi Rama, të cilët do të priten nga Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i Kosovës.

Në orën 11:30 do të bëhet çelja e sesionit të mbledhjes mes dy qeverive.

Më 12:45 do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura mes tyre dhe në 13:15 do të ketë një konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave, Ramës dhe Kurtit.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri:

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama 

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama

14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)

Të fundit