Flash News

E-TJERA

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të mbahet

Mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet më 14 qershor, në Gjakovë.

Ministrat e kabinetit qeveritar shqiptar dhe të Kosovës do të prezantojnë rezultatet e arritura deri më tani nga marrëveshjet e dakordësuara mes dy vendeve. Ministrat do të bëjnë një analizë të thelluar të ecurisë së bashkëpunimit me homologët e tyre.

Më pas kryeministrit Rama dhe Albin Kurti do të prezantojnë objektivat që kërkojn të arrijnë më tej për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve, për ta finalizuar edhe me një konferencë për shtyp.

Data 14 qershor përkon edhe me ditën e çlirimit të qytetit të Gjakovës, që përkujtohet çdo vit për dëshmorët dhe kujtimin e atyre të cilët dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Të fundit