Flash News

E-TJERA

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty, pikat që do diskutohen

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty, pikat

Është mbledhur ditën e sotme Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari kriminale të UÇK-së.

Në rendin e ditës janë 4 pika kryesore:

1- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datave 10 dhe 15 dhjetor 2020

2- Informimin e komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit.

3- Njohja e deputetëve me materialet.

4- Çështje të tjera

Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-s.

Të fundit