Flash News

E-TJERA

Mblidhet Kuvendi/ Nga marrja e Eurobondit te Komisioni Hetimor për inceneratorët, çfarë pritet të miratohet

Mblidhet Kuvendi/ Nga marrja e Eurobondit te Komisioni Hetimor për

Ditën e sotme në orën 10.00 do të mblidhet Kuvendi për seancën e radhës parlamentare. Në rendin e ditës ëshët parashikuar një interpelancë me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, e kërkuar nga deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj.

Pasi kaloi në Komisionin e Ekonomisë dhe mori pëlqimin e Presidnetit Ilir Meta sot do të miratohet marrja e Eurobondit me vlerë 500-700 milionë euro.

Në seancën e sotme pritet të miratohet dhe ngritja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, kërkesë kjo e Partisë Demokratike. Gjithahstu pritet të miratohet një marrëveshje e Shqipërisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe zhvillim.

Më pas deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë për tema jashtë rendit të ditës. Kujtojmë që kjo periudhë ka qenë me intesive sa i përket zhvillimeve politike.

Aktualisht janë duke u ngritur Komisionet Hetimore për çështje si 25 prilli dhe inceneratorët, por dhe për Reformën Zgjedhore, ku pritet që shumë shpejt opozita dhe mazhoranca do të ulen në tryezë.

Të fundit