Flash News

E-TJERA

Mblidhet sërish sot Komisoni Hetimor për shkarkimin e Metës, rendi i ditës

Mblidhet sërish sot Komisoni Hetimor për shkarkimin e Metës,
Presidenti Ilir Meta

Ditën e sotme do të mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 13.00.

Rendi i ditës

1-Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dates 14 maj 2021

2-Marrja e datyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu

3-Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive

4-Çështje të tjera

Në mbledhjen e fundit, Komisioni Hetimor zgjodhi dy ekspertët ligjor për këtë çështje, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.

Më 3 maj, 49 deputetë socialistë dorëzuan në Kuvend kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ata e akuzojnë atë për shkelje të rëndë të Kushtetutës, mbështetje të opozitës dhe se ka shpërndarë mesazhe që nxisin dhunë.

Kjo është hera e dytë që socialistët e ndërrmarrin këtë nisëm. Nga ana tjetër, Meta është shprehur se nuk do të largohet pa i mbaruar mandati, më korrik të 2022. Sipas tij, deputetët nismëtarë po iu binden urdhrave politikë.

Të fundit