All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mbrojtja e Ballukut, Hasimja: Rama synon një precedent që të pengojë situata të ngjashme në të ardhmen

All - Paragraf - 1

Mbrojtja e Ballukut, Hasimja: Rama synon një precedent që të

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

All - Paragraf - 3

I ftuar në studion e News24,  i tha se mbështetja e Ramës ndaj Ballukut nuk lidhet vetëm me këtë rast konkret, por synon të vendosë një precedent që të pengojë situata të ngjashme edhe në të ardhmen.

“Rama ka vendosur të mbrojë Ballukun dhe të vendosë një precedent pengues dhe bllokues që kjo të mos ndodhë edhe në të ardhmen, sepse ky është shqetësimi më i madh. Ajo që po bën Rama është të fitojë kohë dhe të gjejë mënyra për ta ngurtësuar këtë edhe përmes zhvillimeve ligjore”, u shpreh ai.

Hasimja theksoi gjithashtu se rezistenca ndaj hetimeve ka nisur që më herët, duke argumentuar se në raste kur ka akuza dhe prova, dorëheqja e zyrtarit është zakonisht hapi i parë.

“Rama nuk po mbron vetëm Ballukun. Nëse do të ishte një rast i zakonshëm, ai do ta kishte lëshuar si të tjerët. Por në këtë rast po mbron edhe veten”, deklaroi ai.

Sipas tij, mund të ketë elemente në çështjen e Ballukut që e vendosin Ramën në një situatë më të ndërlikuar krahasuar me raste të tjera të zyrtarëve socialistë që janë përballur me drejtësinë.

 

Të fundit