Flash News

E-TJERA

Mbyllet dosja e Kostandin Kacifas, drejtësia dhe ekspertiza provojnë se ekstremisti është vetëvrarë

Mbyllet dosja e Kostandin Kacifas, drejtësia dhe ekspertiza provojnë

Gjykata e Gjirokastrës ka pushuar zyrtarisht çështjen për vdekjen e ekstremistit grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat.

Gjyqtarja ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve të lidhura me vdekjen e ekstremistit më 28 tetor të vitit 2018. Bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, dy plagët e shkaktuara në trupin e viktimës, janë kryer me puthitje, çka nënkupton se kemi të bëjmë me vetëvrasje, dhe jo me vrasje nga efektivët e RENEA-s sikurse u pretendua.

Ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten.

Në raport, eksperti pohon se “viktima ka dyplagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup, janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.”

Të fundit