All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mbyllet java e parë e bojkotit/ Pedagogët protestë kombëtare të hënën: Studentët të parashtrojnë kërkesat

All - Paragraf - 1

Mbyllet java e parë e bojkotit/ Pedagogët protestë kombëtare

Pedagogët u mblodhën sërish sot para universitetit Politeknik për nëj deklaratë për mediat.  Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka bërë thirrje që çështja e arsimit publik të futet në axhendën prioritare parlametare.

All - Paragraf - 3

Ai i kërkoi studentëve të parashtrojnë kërkesat e tyre për një arsim të lartë më cilësore, që të mos “vazhdojnë të jenë më të persekutuarit”.

Pedagogët e mbyllën javën e parë të mësimit me bojkot, ndërsa njoftuan se të hënën do të mbahet protesta kombëtare e radhës.

“Dekanatet të mbajmë qëndrim mbi peticionin. Nuk është çështje pagash, kërkojmë rritje të buxhetimit. Pedagogu të mos ketë nevojë të shkojë në universitete private për të mbajtur familjet, studentët tanë të mos jenë më të persekutuarit.

Të vijnë kërkesat e studentëve dhe sa pedagogët mund të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tyre. Autoritetet, qeveria dhe institucionet e tjera, po ashtu dhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare parlamentare gjithë çështjen e arsimit publik. Jemi në rrugën tonë, të duhur”, tha ndër të tjera Kovaçi.

 

Të fundit