Flash News

E-TJERA

Mbyllet spitali "Covid2", 15 pacientë transferohen te Infektivi

Mbyllet spitali "Covid2", 15 pacientë transferohen te Infektivi

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka sjellë dhe mbylljen e spitalit "Shefqet Ndroqi", ose i njohur ndryshe dhe si spitali Covid2.

Ky spital nuk do të ofroj më shërbime për pacientët me koronavirus, por do t'i rikthehet sërish funksionit të Sanatoriumit. Lajmi është konfirmuar për mediat dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Burime bëjnë me dije se 15 pacientët me COVID-19 që ndodheshin në këtë spital, do të transferohen në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid1.

Nga shifrat e raportuara ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në spitale po trajtohen 37 pacientë me COVID-19, nga të cilët 7 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Të fundit