Flash News

E-TJERA

Mbyllet ura e vjetër Milotit, rreziku nga shembja paralizon qarkullimin e mjeteve

Mbyllet ura e vjetër Milotit, rreziku nga shembja paralizon qarkullimin e

Ura e vjetër mbi lumin Mat është mbyllur për automjetet. Shkak janë bërë dëmtimet serioze në këmbët mbajtëse të cilat rrezikojnë shembjen e urës.

Dëmtimet kanë ardhur si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është vendosur si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. ARRSH nuk ka dhënë informacion nëse do të ndërhyhet apo jo për ta riparuar.

Kjo situatë vjen në një moment kur trafiku në aksin Milot-Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik dhe mungesa e qarkullimit mbi urë pritet të sjellë kaos në trafik.

Të fundit