Flash News

E-TJERA

Mbyllja e bareve në ish-Bllok, Eugena Tomini paralajmëron shtrirje të masave në gjithë Tiranën

Mbyllja e bareve në ish-Bllok, Eugena Tomini paralajmëron shtrirje

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini tregon arsyet pse po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut. Ajo tha se nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës, si masë për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave. Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret”, tha Tomini për 'TV Klan'.

Të fundit