Flash News

E-TJERA

Mbyllja e Komisionit për Check Up dhe Sterilizimin, analisti: Pas komisionit të inceneratorëve, qeveria nuk do më hetim

Mbyllja e Komisionit për Check Up dhe Sterilizimin, analisti: Pas

Analisti Arion Sulo, deklaroi se Komisioni Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin i drejtuar nga deputetja e PD, Albana Vokshi do të dështonte sepse qeveria nuk dëshiron të hetohet.

I ftuar në RTSH1, Sulo tha se pas Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, ku kryeministri Rama deklaroi që unë firmos “fap fap fap” dhe të gjithë këto deklarata u çuan në SPAK, qeveria nuk ishte e interesuar t'i shtyje afatet e ketij komisioni hetimor.

Ky është një komision që do të dështonte sepse ashtu sikurse u ngrit ky komision, ashtu siç i sakatoi ky produkt do të ishte në përfundim.  Mazhoranca nuk do hetim më nga parlamenti. Pas komisionit hetimor të inceneratorëve qeveria nuk do më hetim”, tha analisti. 

Të fundit