Flash News

E-TJERA

Mbyllja e Muzeu Kombëtar, arkeologu: Jam dëshmitar i dështimeve, 1.5 mln dollarë u bënë ‘rrush e kumbulla’

Mbyllja e Muzeu Kombëtar, arkeologu: Jam dëshmitar i dështimeve,

Arkeologu Neritan Ceka deklaron se nuk e ka pritur me habi vendimin për mbylljen për 4 vite të Muzeut Historik Kombëtar.

Duke folur në Euronews Albania, Ceka theksoi se gjatë punës së tij ka hasur abuzime dhe dështime të shumta nga protagonistë të caktuar në Ministrinë e Kulturës, që siç tha kanë bërë anti-kulturë.

 “Jam dëshmitar i një historie të vazhdueshme dështimesh që nuk lidhen vetëm me një qeveri, se si protagonistë në Ministrinë e Kulturës bëjnë antikulturë. Ishte viti 2011 kur qeveria spanjolle dha 1,5 mln dollarë për rinovimin e muzeut kombëtar të cilat me ndonjë përjashtim të vogël u bënë të gjitha rrush e kumbulla.

U bë një zhurmë e madhe, u krijua një komision me ekspertë ndërkombëtarë, ai që e kryesonte vinte nga UNESCO, morën paratë dhe ikën. Ne atë kohë isha këshilltar i kryeministrit, nuk pyeti njëri as kryeministrin, as këshilltarin. Paratë i sollën të huajt i morën të huajt”, tha Ceka.

Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars 2028 me qëllim rikonstruksionin, por pa dhënë sqarime të tjera.

 

 

Të fundit