Flash News

E-TJERA

Mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata lë në burg Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe të dashurin

Mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata lë në burg Ermalinda

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, Emalinda Rama, 26 vjeçe (vajza e viktimës), nëna e saj Valbona Rama, 53 vjeçe, dhe Çlirim Dogani, 55 vjeç.

Të akuzuarit u paraqitën sot paradite para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Keyeziu dhe prokurorja Lorena Sallillari.

Të tre do të hetohen në qeli për akuzën e vrasjes me paramendim dhe bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Anesti Ramës, përmes mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesë të trupit, përfshirë zonën intime.

Sipas burimeve hetimore, motivi i krimit dyshohet të jetë kundërshtimi i një lidhjeje mes vajzës dhe bashkëpunëtorit të saj, ndërsa provat kryesore që rëndojnë mbi ta janë dëshmitë kontradiktore dhe të dhënat nga telefoni i të resë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa tre të dyshuarit mbeten në paraburgim në pritje të gjykimit.

Të fundit