Flash News

E-TJERA

Mbytet një 43-vjeçar serb në plazhin e Durrësit

Mbytet një 43-vjeçar serb në plazhin e Durrësit

Një pushues me shtetësi serbe është mbytur këtë të martë në Durrës, teksa ka qenë duke u larë në det.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi serb  M. S., 43 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, plazh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit