Flash News

E-TJERA

Mbytet një emigrant në Portin e Durrësit në tentativë për t’u larguar drejt Italisë

Mbytet një emigrant në Portin e Durrësit në tentativë

Një emigrant është mbytur në det këtë të dielë në portin e Durrësit. Viktima mësohet se është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është shtetas sirian.

Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.

Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.

Ende nuk dihet identiteti i plotë i viktimës.

Të fundit