Flash News

E-TJERA

Mbytet në plazhin e Durrësit një 75-vjeçar

Mbytet në plazhin e Durrësit një 75-vjeçar

Një pushues është mbytur mesditën e sotme në Durrës. I moshuari hyri për t'u larë në det, por humbi jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 12:40. Viktima është B. S., 75 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës", bën me dije policia.

Të fundit