Flash News

E-TJERA

Mbytet një pushues në Tale të Lezhës

Mbytet një pushues në Tale të Lezhës
Foto ilustruese

Mbytet një pushues në plazhin e Tales në Lezhë.

Policia bën me dije paraprakisht se ky person është ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur”, njofton policia.

Të fundit