Flash News

E-TJERA

Më 29 nëntor hapet Rruga e Arbrit

Më 29 nëntor hapet Rruga e Arbrit

Rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor të këtij viti. Lajmin e njoftoi sot vetë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

“Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem në qafën e Murrizit, e gjithë pjesa tjetër është gati. Dhe ja cfarë bën këtu PPP,” deklaroi Rama.

Rruga e Arbrit pritet të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni. Gjurma të cilën do të përshkojë ndërtimi i rrugës së Arbrit, nis në lindje të qytetit të Tiranës, në anë të malit të Dajtit, vijon në Qafëmollë, Shëngjergj, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër e Madhe (Maqedoni) që gjendet 5 km larg kufirit shqiptar.

Të fundit