Flash News

E-TJERA

‘Me 6 mijë euro të marrin jetën’, eksperti tregon çmimet e bandave

‘Me 6 mijë euro të marrin jetën’, eksperti tregon

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha se rendi dhe siguria publike në Shqipëri, janë përkeqësuar duke filluar nga viti 2012.

Në studion e ‘Now’ në Euronews Albania, Rexhepi tha se sot kriminelët e studiojnë ‘prenë’ e tyre, teksa shtoi se marrin 6 mijë euro për të ekzekutuar shënjestrën.

“Unë di që rendi nga 2012 këtu është shumë më i frikshëm. Është rritur prefesionalizmi i kriminelëve. Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov që vrasin gjysmën e lokalit, por kemi kriminelë që nisen mirë e studiojnë dhe pastaj bëjnë vrasjen. Në informacione ishte fjala se dhe për 6 mijë euro të marrin jetën”, tha Rexhepi.

 

Të fundit