Flash News

E-TJERA

Me 72 vota pro, Denar Biba emërohet kryetar i Autoritetit të Konkurrencës

Me 72 vota pro, Denar Biba emërohet kryetar i Autoritetit të

Me 72 vota pro dhe 37 kundër në seancën e sotme plenare, Denar Biba është emëruar si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës. Biba ishte anëtar i këtij institucioni dhe propozimi për të qenë kreu i tij erdhi nga PD-ja.

Kujtojmë se Biba është një emër që është sulmuar nga opozita, duke u konsideruar si mbështetës i qeverisë. Autoriteti i Konkurrencës institucioni publik për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. 

Po ashtu, në seancën e sotme plenare është miratuar me 74 vota pro dhe me 8 kundër, 60 mln euro borxh për pandeminë.

Të fundit