Flash News

E-TJERA

"Më akuzonte për tradhti", zbardhet dëshmia e gruas mbahej e mbyllur në banesë nga burri

"Më akuzonte për tradhti", zbardhet dëshmia e gruas

Është zbardhur dëshmia e gruas e cila u mbyll në banesë nga burri. Ajo është shprehur se i shoqi  ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari, Asqeri Mandri, pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.

Të fundit