Flash News

E-TJERA

Me Berishën apo Bashën, Agron Duka tregon me cilin do të bashkëpunojë për zgjedhjet e pjesshme

Me Berishën apo Bashën, Agron Duka tregon me cilin do të

Kreu i PAA, Agron Duka është pyetur se me kë do të donte të bashkëpunonte për zgjedhjet e pjesshme vendore që priten të mbahen pasi të shpallen nga presidenti.

Me ish kryeministrin Sali Berisha apo kreun e PD, Lulzim Basha, duke patur parasysh ndarjen e PD në dy pjesë.

Tashmë Partia Demokratike është e ndarë në dy pjesë, mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha. Përplasjet e muajve të fundit janë finalizuar me përjashtimet nga Basha dhe kryesia për deputetët në krah të Berishës.

Sakaq, në këtë atmosferë tepër të tensionuar në selinë blu, aleatët e PD kanë qëndruar të distancuar duke rezervuar komentet.

I ftuar në ABC, Duka theksoi se aleancat do t’i vendosin gjatë zgjedhjeve pasi në këtë periudhë nuk kanë rakordim me Bashën.

“Jemi përballë një fakti që shumë shpejt do të bëhen zgjedhjet vendore të pjesshme. Me kë do bashkëpunojmë? Ne do ta diskutojmë. Mundësitë janë të ndryshme. Mund të bashkëpunojmë me njërën palë ose tjetër ose mund të dalim me një kandidaturë të aleancës”, u shpreh Duka.

 

Të fundit