Flash News

E-TJERA

Me diell dhe temperatura të qëndrueshme, si do të jetë moti në fundjavë

Me diell dhe temperatura të qëndrueshme, si do të jetë moti

Fundjava parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve, kjo falë ndikimit të kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi vendin tonë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të dyja ditët në vijim (e Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore.

Era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s. Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.

 

Të fundit