Flash News

E-TJERA

“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër

“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 55-vjeçares Bardhe Ziçi në Shkodër, ku dyshohet se ajo u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Sipas të dhënave nga hetimi, pista kryesore ku po përqendrohen autoritetet është ajo e një konflikti të lidhur me xhelozinë mes çiftit. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një debat mes bashkëshortëve pak para ngjarjes.

Burime hetimore bëjnë me dije se 62-vjeçari i ka kërkuar gruas së tij telefonin celular, çka ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Pas debatit, ai dyshohet se është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut që e mbante me leje dhe ka qëlluar ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar vdekjen.

Shtjefën Ziçi ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare përpara hetuesve, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas ngjarjes.

Ndërkohë, mbrojtja e tij pretendon një tjetër version të ngjarjes, duke këmbëngulur se bëhet fjalë për një aksident. Sipas avokatëve, 62-vjeçari kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk e dinte se ajo ishte e mbushur, ndërsa fishekët, sipas tyre, ishin vendosur më herët.

Megjithatë, grupi hetimor vijon të dyshojë për një krim me dashje, bazuar në provat e mbledhura, dëshmitë dhe pamjet filmike. Sipas burimeve pranë hetimit, në momentet e para pas arrestimit, Ziçi dyshohet se ka deklaruar se nuk ishte penduar për veprimin, por kjo nuk është një deklaratë e dhënë zyrtarisht para autoriteteve.

 

Të fundit