Flash News

E-TJERA

Me kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Me kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Një 22-vjeçar në Durrës është arrestuar  pasi gjatë kontrollit është kapur me kanabis gati për shitje si dhe një shumë prej 35 200 Lekë dhe 270 Euro të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Ndërkohë shumat e parave si dhe kanabisi janë sekuestruar në cilësinë e provës, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.         

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Toën”.  

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Durrës. 

Bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës policore, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.         

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit